Berisha: Bënë akt patriotik, punonjësit e jugut e braktisën antimitingun e turpshëm të Ramës në Vlorë

“Punonjësit e jugut e braktisën antimitingun e turpshëm të Ramës në Vlorë”, tha kreu demokrat gjatë bashkëbisedimit me qytetarët.

Prishila Sterkaj: Në Vlorë dje ishte i angazhuar vetë drejtori i policisë Skënder Hitaj, që mos të ndodhte gjë lartmadhënisë. Nuk do bënte mirë që të angazhohej pak më tepër për kapjen e kriminelëve që po vrasin policët në detyrë?

Sali Berisha: Të them në fakt janë një pjesë e madhe e tyre me në krye Skënder Hitën, janë bashkëpunëtorë me kriminelët. Nuk mund të presësh kurrë prej tyre.

Por, a mund të shfrytëzoj këtë pyetjen tuaj të shpreh mirënjohje ndaj qytetarëve të Vlorës që e bojkotuan?

Në antimitimun e tij të turpshëm, që do regjistrohet si turpi më i madh në histori, ta dini ju, ai kishte çuar, mesazhet që të paraqiten me detyrim, janë rreth 5 mijë punonjës rrogtarë nga Lushnja, nga ura e Rrogozhinës, deri në Konispol.

Ata nuk u paraqitën, shumica e tyre, dhe unë u them se kanë bërë një akt patriotik dhe socialistët e Vlorës unë i përgëzoj që nuk u bashkuan me mezin e tij dhe me atë grup që mbetën aty, e diskredituan, karriget bosh dhe antimitimun e dështuan.