Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore
Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët kreu demokrat tha se, qeveria e PD nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore”.
Përparim Ajazi: Doktor, çfarë fitojmë ne nga këto investime? Shqipëria po kthehet në një model Haiti apo Santa Domingo ku ka resorte apo ndërtesa luksoze dhe varfëri të tejskajshme në popullsi. Resortet e Samirit, Hydajetit apo Artan Gacit nuk i kanë sjellë asgjë vendin. E ç’më duhet mua vjen Kushner apo ndonjë tjetër kur një natë në këto resorte kushton 500 euro dhe shkon gjysma në Katar dhe gjysma në Izrael?
Sali Berisha: Unë bie dakord me ju plotësisht në këtë pikë. Gjatë qeverisë së PD, së pari, se e përmendi një ditë 1 euron, por kurrë asnjë gjë nuk jepej pa garë të hapur.
Së dyti, nga derdhja e Bunës, për të mos thënë nga Zogajt tek liqeni i Shkodrës gjer tek kepi i Stillës, nuk ka pasur asnjë përjashtim nga taksat. Zero përjashtim.
Po, qeveria e mëparshme vendosi me ligj përjashtimin nga taksat për të gjithë ata që investojnë në zonat malore.
Pse këtë? Sepse ne kemi më shumë male se çdo gjë tjetër. 80 përqind e sipërfaqes tonë është kodër e mal.
Ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm për të shpalosur dhe që jemi vetëm në metrat e para, është Valbona dhe Thethi, Dardha, Voskopoja, pra nuk kemi asgjë pothuaj në zonat malore.
Ndaj dhe ne menduam që ata që investonin, por jo në kuadrin e iniciativave të tij gjobëvënëse, vëllavrasëse, nuk marrim ne tokën e kujt për ta dhënë, ai që donte të investonte me dokumente të rregullta, do përjashtohej tetë vite nga taksat.
Shkoni mbrapa Dajtit, po të shkoni atje, 20 minuta përtej Shëngjergjit, ju keni disa zona përrallore që 99 përqind e qytetarëve të Tiranës nuk i njohin, nuk i shfrytëzojnë.
Ato janë parajsa malore.
Por të investosh atje, kostoja pa dyshim është dy ose tre herë më e lartë se të investosh në Tiranë.
Siç ua bëri ky në Theth që u futi ruspat në mënyrën më kriminale ndërtimeve të bëra në tokën e babës, një zonën e lejuar për ndërtim dhe shkoi dhe i shkatërroi.
Pra, ne kemi rezervuar regjimin pa taksa në ligjin tonë vetëm për zonat malore.
Përndryshe, në qoftë se e vendos në regjim pa taksa, kushdo që të jetë aty përfitohen taksat, përfitohen taksat shoqërore, etj me radhë.