Berisha: Opozita e opozitës nuk ka asnjë të përbashkët me qytetarët, ata janë vegël e Edi Ramës
Kreu demokrat ka komentuar edhe pjesëmarrjen ne protesta te opozitës së opozitës.
Muharrem Kurti: Doktor Berisha ju përshëndes, jemi pro çdo proteste, por një gjë nuk e kuptoj nga kjo protestë. Kur vendoset në peshore të barabartë pushteti me opozitën.
Sali Berisha: Nuk janë qytetarët ata. Ata janë opozitarët e opozitarëve. S'kanë asgjë të përbashkët me qytetarët. Janë thjesht vegla të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.
Mos u merrni me ta.
Qytetarët nuk kanë asgjë të përbashkët me ta. Lexoni çfarë janë korpusi kryesor i tyre, dhe bashkohuni me ta sepse e vërteta është që ata po përballen në mënyrën më dinjitoze me një regjim që nuk ka asnjë ditë legjitimitet.
Ndaj dhe sugjerimi im është ky: Edi Rama nuk ka legjitimitet, ai doli nga zgjedhje të plaçkitura, ai mbrojti haptas korrupsionin dhe ai mashtroi me problemin e Zvërnecit në mënyrë monstruoze sikur ta kishte pronë të Kristaq Ramës, dhe jo një territor i tërë, me banorët e vet, me qytetarët e vet, dhe një pasuri jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Europës.