U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

Efektivi i Policisë Edison Adri, i cili mbeti i plagosur në Lozhan të Maliqit gjatë përpjekjes për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari, vijon të jetë i intubuar.

Spitali i Traumës njofton se 43-vjeçari ka parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

“Gjendja shëndetësore e efektivit të Policisë, i ardhur nga Korça dhe i shtruar pak ditë më parë në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), vijon të jetë i intubuar, me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

Ekipi mjekësor i SUT-së do të vijojë ndjekjen në dinamikë të gjendjes shëndetësore të efektivit të Policisë dhe do të informojë mbi çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Spitalit të Traumës.