Protestë në Zvërnec, kërkohet mbrojtja e lagunës
Në Zvërnec po zhvillohet një protestë kundër dhunës së ushtruar nga policia ndaj aktivistëve dhe banorëve në Zvernec.
Banorë të zonës dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë mbledhur për të kundërshtuar rrethimin e lagunës.
Për Syri Tv, gazetari Xhemil Beharaj raportoi se protestës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë të ardhur nga Tirana dhe Vlora. Ndërkohë, në zonë ndodhen edhe forca policie.
Protesta, e cila nisi si kundërshtim ndaj dhunës policore në Zvërnec, është shoqëruar edhe me kërkesa të tjera qytetare lidhur me çështje ekonomike dhe sociale.