Mediu në Uashington, së bashku me kongresmenë amerikanë përkujtojnë masakrën ndaj qytetarëve në sheshin Tiananmen

Kryetari i Partisë Republikane Shqiptare Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë në SHBA.

Në përkujtim të qëndresës dhe masakrës ndaj studentëve, intelektualëve dhe qytetarëve në Tiananmen në qershor të vitit 1989, si dhe kolegët deputetët anëtar të IPAC, së bashku me përfaqësuesit e Kongresit Amerikan të Konitetitntë Vecantë të Kongresit për Kinën Kryetarit Kongresmen John Moolenaar, Congressman Raja Krishnamoorthi (D-IL), Congressëoman Jill Tokuda (D-HI), dhe Kongresmeni Bielarakis zhvilluam një konferencë shtypi në Capitol Hill në Kongresin Amerikan, shkruan ai ne një postim ne rrjtet sociale.

Historia e Tiananmenit është historia e njerëzve që luftuan për drejtësi, liri dhe dinjitet, jo vetëm në Kinë por në gjithë Europën Lindore për tu çliruar nga diktatura Komuniste.

Po ashtu, shpjegon Mediu,  zhvilluam takime me Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Kongresit. Kongresmenin Brian Mast, Kongresmenin Daren LaHood, si dhe Kongresmenin Mario Diaz- Balart, Kongresmenin Robert Aderholt, Kongresmenin John Moolenaar dhe Kongrrsmenin Pete Sessions.