", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/June/06/auto_lufta-11780729171.jpg", "width": 900, "height": 509 } }

VIDEO/ Bahreini dhe Kuvajti në gatishmëri pas sulmeve të reja me raketa dhe dronë

Bahreini dhe Kuvajti u vunë në gatishmëri të lartë, pasi autoritetet në të dy shtetet e Gjirit raportuan sulme me raketa dhe dronë. Zhvillimet vijnë disa orë pas sulmeve të reja amerikane ndaj Iranit duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës në rajon.


Ministria e Brendshme e Bahreinit njoftoi se ishte shpallur një alarm ajror, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe banorëve të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.

“Sirena është aktivizuar. Ne rekomandojmë që qytetarët dhe banorët të qëndrojnë të qetë dhe të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt”, tha ministria në një postim në platformën X.

Deri më tani, nuk janë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me natyrën e kërcënimit apo për ndonjë dëm apo viktimë.

Kuvajti aktivizoi mbrojtjen ajrore

Më parë, forcat e armatosura të Kuvajtit njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar për të kundërshtuar një sulm me raketa dhe mjete ajrore pa pilot.

Në një deklaratë nëpërmjet Platformës X, shtabi i përgjithshëm tha se “mbrojtja ajrore e Kuvajtit aktualisht po përballet me sulme të kryera nga raketa dhe dronë armik”.