Pagë e ‘çmendur’ për Ernest Muçin, Trabzonspori zyrtarizon detajet e kontratës me fubollistin e Kombëtares

Trabzonspori shpenzoi 9,5 milionë euro në total për të transferuar Ernest Muçin.

Sot janë zyrtarizuar edhe detajet përfundimtare të kontratës.

Për herë të parë, 25-vjeçari do përfitojë në karrierën e tij 2,5 milionë euro në sezon.

Kontrata ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2029, por me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Nëse Muçi do vazhdojë edhe për sezonin 2029-2030 me Trabzonsporin, atëherë do të përfitojë 2,75 milionë euro në sezon.

Dhe pse më parë u tha në Turqi se paga e mesfushorit me tipare sulmuese është 3,5 milionë euro, nuk rezulton kështu.

Megjithatë, Muçi është ndër lojtarët më të paguar të Kombëtares tashmë.

Numri 10 i Trabzonsporit ishte ndër lojtarët më të mirë të Superligës turke për këtë sezon.