Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

 

Një operacion i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit ka çuar në bllokimin e rreth 50 mijë eurove të padeklaruara, të gjetura gjatë kontrolleve në hyrje të vijës së dytë të mjeteve të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë verifikimeve të ushtruara në një mjet tip bizarkë, autoritetet konstatuan një çantë me para cash në prerje të ndryshme, të cilat nuk ishin deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.

Pas evidentimit të rastit, shuma monetare, drejtuesi i mjetit dhe vetë mjeti u bllokuan, ndërsa materialet procedurale iu referuan strukturave hetimore pranë Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës për veprime të mëtejshme.