Dita e 6-të e protestës/ Qytetarët të vendosur në shesh, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Për të gjashtën ditë radhazi, qytetarë të shumtë u mblodhën në Tiranë për të protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit shprehën indinjatën e tyre pas ngjarjeve në Zvërnec, ku sipas tyre u ushtrua dhunë ndaj qytetarëve që kërkonin të drejtat e tyre.

Në pankarta dhe thirrje publike, protestuesit akuzuan Policinë e Shtetit se, në vend që të garantonte të drejtat dhe sigurinë e qytetarëve, u bë mburojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët deklaruan se organizmet do të vazhdojnë deri në marrjen e përgjegjësive politike dhe institucionale për ngjarjet e ndodhura.