VIDEO/ Gardisti i Ramës dhunon live protestuesen: I mbyll gojën me forcë
Një incident i rëndë ka ndodhur sot gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit. Situata u tensionua kur një e re brohoriti 'Largohu, jep dorëheqjen', dhe menjëherë ndërhyri një person, i cili sipas dëshmitarëve është pjesë e stafit të Gardës së Republikës.
Një video e mbërritur në redaksinë e Syri TV, tregon momentin kur ky individ, me dhunë, iu afrua vajzës protestuese dhe duke e shtyrë tenton t’i mbyllë gojën me duar. Ngjarja ndodhi pikërisht në zonën ku po zhvilloheshin aktivitetet e PS.
Veprimi i dyshuar i punonjësit të Gardës shkaktoi irritim të menjëhershëm tek qytetarët e pranishëm, të cilët dënuan ashpër këtë sjellje, duke theksuar se vajza ushtronte të drejtën e saj për të protestuar pa u frikësuar.