Mehdi Malkaj thirrje qytetarëve: Ngrihuni, Shqipëria është pronë e shqiptarëve, jo e pushtetarëve

Malkaj i bëri thirrje qytetarëve në protestë të rezistojnë përballë pushtetarëve që kanë shkelur popullin me këmbë. Ai u shpreh se qytetarët duhet të ngrihen dhe të mos qëndrojnë të nënshtruar ndaj qeverisjes aktuale, duke theksuar se Shqipëria, po trajtohet si pronë e pushtetarëve dhe jo e qytetarëve.

Në deklaratën e tij, Malkaj tha se qytetarët duhet të reagojnë dhe të qëndrojnë “në këmbë” përballë situatës politike, duke kritikuar ashpër klasën politike ndër vite dhe mënyrën se si është qeverisur vendi.

Ai shtoi se, Shqipëria është keqmenaxhuar nga pushtetarët dhe se qytetarët duhet të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit, duke u bërë pjesë aktive e ndryshimit që kërkojnë.

Mehdi Malkaj: 

Unë mundohem me mish e me shpirt tu fal dashurit. O njerëz kudo ku jini hajdeni këtu se ka dashur pa hesap. Më tha njëherë që ai për kryeministrin, e ka ndarë mendjen që do e prishi teatri. Unë i thashë pse ti nuk e ndan mendoje  që të mos e prishi. Nëse e ndan mendje që do rri akoma, mjerë ai. Do bëhet gjithmonë siç thoni juve, nuk diskutohet. Ç’kam konstatuar unë gjithë këto vite.

Populli shqiptar është i shtrirë barkas, dhe mbi shpinën e tij kanë fshirë qelbësirllëqet e tyre të gjithë ata që kanë qenë pushtetar. Duhet të qëndrojmë në këmbë. Në këmbë. Dhe të kalojnë ata dhe të fshijmë ne këpucët mbi kurrizin e atyre qelbësirave. Të dashur miq, e keni vënë re është parcela parcela. Po e shet tjetri Shqipërinë si do ai. Shqipëria është pronë e shqiptarëve. Është prona jonë. Ne duhet të kujdesemi për atë. Mos të shikojmë rrugeçërit qelbësirat. Kështu janë. Kanë shkelur me këmbë një popull të tërë. Do bëjmë ne, si duam ne.