'Kafazi i qelqtë, për të krijuar idenë e fajësisë'/ Vasili: Po rrëmbehet transparenca, siç u rrëmbye më parë Meta

Ish-deputeti Petrit Vasili, i ftuar në SYRI TV në emisionin e moderatorit Bledi Marku, deklaroi se refuzimi i kërkesës për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dëshmon frikën e autoriteteve nga transparenca dhe ballafaqimi publik me faktet.

Sipas Vasilit, procesi ndaj Metës është “i montuar, mafioz dhe politik”, ndërsa tregoi se në dosje nuk ekzistojnë prova penale që të rëndojnë mbi ish-presidentin. Ai theksoi se transparenca është elementi që shqetëson më shumë ata që, sipas tij, kanë ndërtuar këtë proces.

Duke komentuar vendimin që Meta të vazhdojë të paraqitet në sallën e gjyqit në kafazin e qelqtë, Vasili kritikoi krahasimet e përdorura nga gjykata me raste të personave të dënuar për krime të rënda jashtë vendit. Ai e cilësoi këtë një veprim të papranueshëm dhe në kundërshtim me standardet europiane të drejtësisë.

Në argumentimin e tij, Vasili solli si shembull trajtimin e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, duke theksuar se ai është përballur me drejtësinë në mënyrë dinjitoze dhe me respektim të plotë të të drejtave procedurale.

Vasili insistoi se seancat gjyqësore duhet të jenë publike, duke argumentuar se këtë e kërkon vetë ligji. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të dëgjojnë si akuzat e ngritura nga drejtësia, ashtu edhe mbrojtjen e personave që kanë mbajtur poste të larta shtetërore.

Ai kujtoi gjithashtu proceset gjyqësore publike të zhvilluara në fillimet e pluralizmit në Shqipëri, duke theksuar se transparenca në çështjet që përfshijnë figura të rëndësishme politike është një standard demokratik.

Vasili akuzoi institucionet e drejtësisë se po vazhdojnë, sipas tij, një proces që nisi me “rrëmbimin” e Metës dhe po vijon sot me “rrëmbimin e transparencës”, përmes refuzimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore. Ai shtoi se opinioni publik ka të drejtë të ndjekë nga afër një proces që përfshin një prej figurave më të njohura të politikës shqiptare.

Vasili:

Është shumë e qartë që kur merr përsipër të kryesh nga fillimi deri në fund një proces të montuar, mafioz, politik, sigurisht e vetmja gjë nga e cila tmerrohesh është transparenca. Pra që i gjithë opinioni, të gjithë shqiptarët pa përjashtim, kur them pa përjashtim, sepse kushdo shqiptar, qoftë mbështetës të Partisë së Lirisë, simpatizant të saj, miq të zotit Meta, njerëz që mbështesin parti të tjera, të gjithë janë të interesuar për të vërtetat që kanë të bëjnë me ata që janë liderat e këtij vendi. Zoti Meta ka qenë një nga liderat më të spikatur të këtij vendi. Dhe kur ti monton një proces të tillë kryekëput mafioz politik, po e them mafioz politik me tërë kuptimin e kësaj fjale, ku në dosje nuk ke asnjë fakt dhe asnjë provë penale që rëndon mbi të, sigurisht tmerri më i madh është transparenca.

Dhe kush, cili është fakti që kanë mafiozët kudo që ndodhen? Është omertaja, heshtja. Mbyllja, mosdalja e të vërtetës në shesh. Së pari. Së dyti, ju thatë në hapjen e emisionit, sërish u refuzua kërkesa dhe zoti Meta do të vazhdojë procesin gjyqësor në kafazin e qelqit dhe të mos ketë një transmetim të drejtpërdrejtë të seancave. Së pari sot dëgjuam sërish një paturpësi që kalon gjithë kufijtë e arsyes. Nxorrën si shembull, madje dhe avokati e sqaroi paraprakisht...

Të një rusi, pra për të motivuar qëndrimin në kafazin e qelqtë, të një ukrainasi që kishte kryer 48 vrasje... pra ishte një kriminel... dhe të një rusi që kishte cenuar shumë rëndë rendin kushtetues. Po mirë mo tani këtu përpara gjithë shqiptarëve që na dëgjojnë e na shikojnë, po turp nuk kanë këta surrat e këta njerëz të drejtësisë, këta pengmarrës të drejtësisë? Po a duan këta shembuj, jemi shtet që duam të kandidojmë në Bashkimin Europian apo jo?

E dëgjojmë këtë nga mëngjesi deri në darkë apo jo? Hapim kapitujt andej në Europë. Po bukur, atëherë le t'i kërkojmë shembujt në Europën e Bashkuar. Po a kemi shembujt? Po i kemi të freskët. Po cili është shembulli? Shembulli i ish-presidentit Sarkozi. Presidenti Meta, presidenti Sarkozi. Pra po vëhemi në... po marrim standarde absolutisht të barabarta. Ish-presidenti i Republikës me ish-presidentin e Francës. Zoti Meta ish-kryeministër, Sarkozia po ashtu dhe zoti Meta ka qenë edhe kryetar i parlamentit dhe më shumë. Pra, ja ku i kemi standardet. Çfarë ndodhi me trajtimin e zotit Sarkozi? E ka parë e gjithë bota mbarë. Cili ishte trajtimi? Trajtim dinjitoz, ashtu siç i takonte, jo vetëm si personalitet, por edhe në respekt të gjithë të drejtave ligjore që i buronin.

Dhe pyetja që bën çdo shqiptar, po mirë mo u morën këta... këta të palaço, po si këta gjejnë në Ukrainë a atje që ka vrarë 48 njerëz atje dhe e vënë në një nivel me zotin Meta që nuk akuzohet se praktikisht nuk është një i paakuzuar... s'ka asnjë fakt asnjë provë penale. Edhe ku një pjesa më themelore e akuzës ka rënë, ajo e lobimit, sepse ju e dini me qesëndi a, e para e punës ajo është një çështje e gjykuar, e stërgjykuar, e ka mbaruar me kohë, e ku zoti Meta nuk është, nuk ekziston gjëkundi në atë çështje. Edhe të gjithë, edhe hapja është një tjetër damkë e zezë për drejtësinë, sepse është marrë me gomarllëqe të njerëzve të pacipë, që shpikin idiotësira që nuk ekzistojnë, që s'kanë asnjë shkresë asnjë provë asnjë fakt asnjë dëshmi. Nuk po flas pastaj për ato të deklarimit të pasurisë dhe ato gjëra, është për mos t'u marrë... pra bëhet fjalë për një dosje boshe. Dhe pas kësaj pra...

Pra kësaj, elementit të krijimit të elementit paragjykues, të fajit, të gjitha me skenat, me shoun e kafazit të qelqtë, kafazi i qelqtë është një shou mafioz pikërisht për të krijuar idenë e parapërgatitjes për një fajësi të caktuar sepse s'kanë gjë, se dosja është boshe, dhe kjo vjen pastaj puna e transmetimit live. Po tash po prapë i drejtohemi shqiptarëve që na dëgjojnë. Po mirë mo, nuk janë shqiptarët që kanë dëgjuar nga mëngjesi deri në darkë, ditë e ditë të tëra procesin e 2 Prillit 34 vjet përpara? Sapo kishte filluar pluralizmi në Shqipëri. Akoma nuk ishte konsoliduar. Me shumë të drejtë mund të mos ishte kaq transparencë.

Shqipëria ishte akoma shumë mbrapa me demokracinë, dhe e kanë ndjekur live. Kanë ndjekur ditë se çfarë ka ndodhur në gjithë procesin e ish-drejtuesve të shtetit shqiptar, të ish-byroistëve. Keni parë me ditë e me javë të tëra procesin gjyqësor. Po cila është arsyeja? Arsyeja është kjo. Sepse njerëz të rëndësishëm të shtetit, ata që kanë pasur përgjegjësi për të drejtuar shtetin, sigurisht në rast se ka akuza për ta, duhet të dëgjohet nga çdo qytetar, ballafaqimi midis asaj që drejtësia akuzon dhe asaj të cilën ky personalitet mbrohet. Dhe ke të drejtën ligjore, jo thjesht drejtësia, po dhe qytetarët, se qytetarët kanë drejtuar këta lidera, nuk kanë drejtuar drejtësinë. Kanë drejtuar qytetarët, janë qytetarët që i kanë zgjedhur, dhe ata kanë interes përpara çdo njeriu tjetër, përpara këtyre marionetave të drejtësisë, që të dëgjojnë se cila është e vërteta.

Prandaj transparenca për liderat e vendit është një standard i bazuar në ligj 100%, nuk i bëhet asnjë më i vogli favor procesit apo zotit Meta, sepse ligji thotë që seancat duhet të jenë publike, e thotë kodi. Nuk e thotë askush tjetër. Këta kanë marrë përgjegjësira të shumë të rënda, ata privatizojnë këtë sistemin e drejtësisë, këta rrëmbejnë... Pra, për ta mbyllur pyetjen desha të them vetëm kaq. Folësi 1: Po. Folësi 2: E fillon... ka filluar çështja, ka filluar gjithë ky proces mafioz politik ndaj zotit Meta me rrëmbim, dhe tani vazhdon me rrëmbimin e transparencës. Pra tani në këtë moment është duke u rrëmbyer transparenca. Sepse nuk u mbajt dot çështja. Dhe po këto gjykata, të cilat brenda javës, brenda javës i dashur Bledi, duhet të kishin çuar prapa hekurave të drejtësisë dhe duhet të kishin dënuar rrëmbyesit, sot e kësaj dite ti e di më mirë nga unë, që rrëmbyesit, të cilët kanë emër, kanë mbiemër, kanë ata që i kanë komanduar se kanë qenë njerëz të shtetit, as nuk janë gjykuar, as nuk është hapur procesi penal dhe as nuk janë dënuar. Dhe rrëmbimi në një formë tjetër, në një formë tjetër vazhdon me rrëmbimin e transparencës.