‘Kokër flamingoje nuk kish mbetur’/ Shkallon ministrja e Ramës: Ne shpëtuam peshqit e lagunës…

Pushteti i Edi Ramës duket se po lëshon terren çdo ditë e më shumë ndaj protestës, pasi edhe vetë kryeministrika dhënë deri më tani mbi pesë versione se kush fshihet pas protestave edhe sejmenët e tij e kanë shfrenuar fantazinë për ti hyrën në zemë shefit.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili e cila bëri karrierre vetëm se vendosi të bëjë Edi Ramës një telefonatë private, ka shpërthyer kundër protestuesve.

Në një debat në Report TV ajo e ka cilësuar protestën si të gabuar. Dhe si e ka 'argumentuar' konkluzionin e saj?

Duke aluduar se ata që po dalin në bulevard nuk janë ambientalistë, pasi po të ishin të tillë do të protestonin edhe gjatë kohës që pëshku në lagunë gjuhej me dinamit, para se rilindja të vinte në pushtet. Por sikur mos mjaftohej me broçkullën e parë, ministrja bjonde këputi dhe të dytën.

Para 2013 (pra në kohën e Berishës) kokër flamingoje nuk kish mbetur në lagunë, ndërsa tani na akuzojnë ne si vrasës të flamingove". Ndonëse drejtuesja e emisionit Karapanço e vënë në siklet nga marrëzia pa kufi tentoi ta ndërpriste, Ismailaj këmbëngulte se breshkat, pelikanët dhe madje dhe delfinët u kthyen në lagunë falë politikave të PS-së.

E në këtë pikë ajo kishte të drejtë, sepse ata që kanë dalë në bulevard, nuk janë vetëm ambientalistë por edhe njerëz të neveritur nga ngjitja e kësaj lloj idiotësie në pushtet.