'SPAK ka fshehur prova që rrëzojnë akuzat ndaj Metës'/ Blushi pas seancës: Kërkojmë një proces tërësisht transparent
U zhvillua sot seanca në themel ndaj presidentit të Ilir Meta, por gjykata vendosi shtyrjen e saj për datën 18 qershor.
Pas përfundimit të seancës, për mediat folën avokati Kujtim Cakrani dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi.
Blushi kritikoi vendimin e gjykatës për të mos lejuar praninë e mediave në sallën e gjyqit, duke e konsideruar atë një cenim të transparencës së procesit.
Sipas Blushit, kapaciteti i kufizuar i sallës nuk mund të konsiderohet garanci për transparencën e procesit. Ai theksoi se vetëm 30 vende ishin të disponueshme në sallë, ndërsa një pjesë e tyre ishin zënë nga gazetarët.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ngriti gjithashtu shqetësime për argumentimin e gjykatës lidhur me moslejimin e mediave dhe përdorimin e të ashtuquajturit “kafaz xhami” për të pandehurin. Sipas tij, gjykata iu referua standardeve të drejtësisë amerikane për çështjen e mediave, ndërsa për kafazin e xhamtë citoi raste nga Rusia dhe Ukraina.
Ai akuzoi gjithashtu SPAK-un për fshehje faktesh dhe provash, duke iu referuar dokumenteve që sipas tij hedhin poshtë akuzat lidhur me çështjen e McKeon Group. Blushi pretendoi se këto elemente duhet të bëhen publike dhe të diskutohen në një proces të hapur për qytetarët.
Në përfundim, ai kërkoi që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt, duke argumentuar se kjo do të ishte mënyra më e mirë për të garantuar transparencën dhe informimin e publikut.
Seanca e radhës ndaj Ilir Metës do të mbahet më 18 qershor.
Blushi:
Së pari është për të ardhur keq që gjykata vendosi sot që të mos garantojë për mediat dhe gjithë opinionin publik, transparencën e këtij procesi. Dhe pretendimi i dhënë nga gjykata ishte se publiciteti garantohet i këtij procesi vetëm nëpërmjet pjesëmarrjes së publikut. Në fillim të këtij procesi ju e patë interesin e madh të qytetarëve për të marrë pjesë në këtë seancë. Pra, në qoftë se juve nuk ju dha e drejta për të qenë pjesëmarrës, as publikut nuk iu dha e drejta, pra të gjithë atyre qytetarëve të cilët kërkonin respektimin e ligjit për të marrë pjesë në këtë seancë. Me pretendimin se në sallë ka vetëm 30 vende të lira, kur ndërkohë vetëm votuesit e Partisë së Lirisë, apo jo, janë mbi 200 mijë veta në të gjithë Shqipërinë.
Tani si do të zgjidhet ky moment kur gjykata pretendon që transparenca e garanton vetëm pjesëmarrja e publikut dhe kur në sallë ka vetëm 30 veta? Dhe ishte kjo arsyeja pse këmbëngula dhe unë në fillim të këtij procesi gjyqësor në praninë e qindra njerëzve këtu të pranishëm, që ju dhe ju besoj e patë dhe i filmuat, që kishin dëshirë të ishin pjesë në këtë seancë. A mund ta garantojnë transparencën e këtij procesi fakti që kjo sallë ka 30 vende të lira, ndër të cilat gjysma e të cilave janë zënë me shumë të drejtë nga gazetarët e pranishëm? Pra vetëm 15 veta, mund të garantojnë 15 veta transparencën e këtij procesi?
Sigurisht që jo. Një moment tjetër që dua të theksoj është fakti që gjykata për moslejimin e mediave në sallë, iu referua standardeve të drejtësisë amerikane. Kur ndërkohë ne kërkojmë respektimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Apo jo? Sepse nuk mund t'i referohesh standardeve të drejtësisë amerikane një vend që ka, është anëtar i Këshillit të Europës. Apo jo? Dhe një vend që ka pranuar Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Pra, moslejimi i mediave në sallë të gjyqit, pretendimi ishte sepse kështu e kanë standardet amerikane. Vinte çështja e kafazit të xhamtë. Janë këto dy momente.
Pra, rasti i transparencës për mediat iu referua standardeve të drejtësisë në Amerikë, ndërsa për kafazin e xhamtë iu referua këtyre dy momenteve. Jaroslav Belous, pra standardit të drejtësisë në Rusi dhe standardit të drejtësisë në Ukrainë. Pra gjykata kur do të justifikojë moslejimin e mediave i referohet drejtësisë në Amerikë, ndërsa kur kërkon që zoti Meta të qëndrojë në kafazin e xhamtë i referohet standardeve të drejtësisë në Rusi. Tani më thoni ju mua se cilin standard duhet të respektojë...
Ka vetëm një standard, dhe ky është standardi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Po tani kjo, për fat të keq, kjo drejtësi nuk krahasohet dot as me standardin e të ashtuquajturës drejtësi e vjetër. Se ju me të drejtë i referoheni rastit të zotit Beqaj, dikush tjetër me të drejtë mund t'i referohet rastit të Erion Veliajt. Por unë dua t'ju sjell shembullin e proceseve gjyqësore të 2 korrikut '91. Dua t'ju sjell proceset gjyqësore të ish-drejtuesve të lartë të regjimit komunist. Dua t'ju sjell në vëmendjen tuaj proceset gjyqësore të vrasësve të liderit të dhjetorit '90, Azem Hajdari e plot e plot shembuj të tjerë. Por i solla këto dy momente për të kuptuar cilat nga standardet duhet të zbatojë gjykata.
Pra, në rastin e kafazit u referua rastit në Rusi dhe në Ukrainë, në rastin e moslejimit tuaj dhe të refuzimit të transparencës u referua standardeve të drejtësisë amerikane. Kur ndërkohë ka vetëm një standard që duhet të respektojë kjo gjykatë, dhe është respektimi rigoroz i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton së pari transparencën e procesit dhe së dyti, faktin që një i pandehur që nuk ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, sepse bëhet fjalë edhe në rastin e Rusisë dhe të Ukrainës, po përfshi dhe rastin e terroristit maroken, bëhet fjalë për persona të cilët akuzohen për vepra të rënda penale, pra për vrasje.
Rasti i marokenit ishte mbi 134 të vrarë dhe u fut në kafaz thjesht për ta mbrojtur nga reagimi që mund të kishin familjarët e vetë. Por dua të ritheksoj edhe një herë, pavarësisht se theksova në komunikimin që pata me ju, edhe pavarësisht shqetësimit që mund të ketë kolegja e Report Televizion, është fakti që është tashmë e provuar në mënyrë recidiviste, fakti që prokurorët mashtrojnë para gjykatës, duke fshehur fakte dhe prova dhe i referohem provës ligjore, pra dëshmisë së dhënë para prokurorëve në datën 20 nëntor të vitit 2011, të Jozef Hejsek, të cilën unë e tregova apo jo me faksimile para jush pak orë më parë, dhe sigurisht është edhe fshehja e përgjigjes shteruese zyrtare të autoriteteve amerikane të datës 15 nëntor të vitit 2024, që sqaronte përfundimisht çështjen e McKeon Group, një çështje e cila në fakt ishte sqaruar që në 30... apo jo?
Që në vitin 2017, me letrën që gjithashtu e kemi publikuar të McKeon Group ku u sqarua kjo çështje, dhe një akuzë e cila besoj është rrëzuar, por një akuzë e cila u përdor nga SPAK-u për ta rrëmbyer dhe për ta mbajtur në burg Ilir Metën. Një akuzë e cila tashmë është çmontuar dhe është rrëzuar dhe besoj edhe faktet të cilat i sqaroi shumë qartë avokati. Ndaj më lejoni edhe një herë të theksoj me forcë, me këmbëngulje garantimin... nuk po kërkojmë asnjë privilegj.
Po kërkojmë që ky proces të jetë transparent nga sekonda e parë deri në sekondën e fundit, në mënyrë që këto fakte unë nuk po mashtroj, se nuk e kam atë... nuk e kam guximin të mashtroj para jush, dhe jo më të mashtroj siç bëjnë prokurorët para sallës së gjyqit. Këto fakte që janë të vërteta absolute dhe unë i them me përgjegjësi shumë të lartë, i ftojmë t'i dëgjojnë të gjithë shqiptarët, të mos i marrin vesh nga ne, por t'i ndjekin live në këto seanca të cilat e theksoj nuk duhet të jenë seanca hermetike, sepse nuk mund të garantohet transparenca me 15 persona të pranishëm në sallë
. Nuk... me këto 15 persona, ata që garantojnë transparencën e këtij procesi. Transparencën... në qoftë se gjykata nuk ka salla të mjaftueshme për të garantuar të gjithë qytetarëve të interesuar për të marrë pjesë në këtë seancë, atëherë e vetmja zgjidhje mbetet që seancat të transmetohen live nga sekonda e parë deri në sekondën e fundit...
Kemi sot një raport të OSBE/ODIHR-it. Kemi një raport të Reporterëve Pa Kufij, edhe shumë raporte të tjera, që theksojnë faktin që për fat të keq, dhe këtë nuk e kam për ju gazetarët të cilët kam shumë respekt për gazetarët e terrenit, por për faktin që 90% e mediave në Shqipëri janë media të cilat sipas këtyre raporteve kontrollohen nga qeveria, dhe qeverisë sigurisht që i intereson që t'i serviren opinionit publik, lajme të deformuara dhe sigurisht t'i mëshojë më shumë dizinformacionit sikundër është vepruar ndërkohë jo vetëm me mediat këtu por edhe me mediat ndërkombëtare.
Plani jonë është e kundërta. Plani jonë është që salla e gjyqit të jetë e hapur.
Më fal... nuk është çështja e transmetimit apo e marrjes audio. Çështja është që, meqënëse përmenda pak minuta më parë 'Mother Jones'-in edhe 'Kronen Zeitung', ju e mbani mend titujt e mëdhenj. Krimi i një presidenti, janë paguar 1 milion dollarë për foton e pabërë me Donald Trump. Ky lajm qarkulloi prej vitesh e vitesh dhe mbi këtë lajm u mbështet dhe kallëzimi i Halit Valterit apo jo?
Një akuzë e cila tashmë ka rënë. Dhe e vetmja mundësi për të garantuar transparencën nuk është as çfarë thotë Tedi Blushi apo çfarë thonë avokatët apo mbrojtësit ligjorë të zotit Meta. Por që çdo shqiptar që për vite me radhë është helmuar se janë paguar...