'Dil jashtë se po bie kodra...' Flasin banorët e prekur nga rrëshqitja e dherave tek Currilat

Banoret e një pallati në zonën e Currilave në Durrës janë zgjuar në panik këtë të premte pas rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Një banor i lagjes nr. 1, thotë se situata paraqet rrezik për qytetarët, automjetet dhe ndërtesat e zonës, pasi përveç rrëshqitjes së dherave ka edhe rrëshqitje gurësh.

Një banore e zonës e cila ka dyqan në këtë zonë tregon kur ndodhi rrëshqitja

‘Ishte ora 04:00 e mëngjesit kur më thanë hajde shpejt dil jashtë se po bie kodra’ tregon ajo.

Një tjetër e cila ka dyqan në këtë zonë thotë se dëmet janë të mëdha por falenderon Zotin që nuk kishte pasur njerëz pasi nëse do ishin do kishte ndodhur katastrofë.

“Erdhëm këtu ishte rrethuar nga policia, zjarrfikësia e nuk na linin të hynim brenda. E gjitha është shkatërruar dëme material ka pafund. Falenderoj Zotin që nuk kishim qenë të pranishëm se aty do të ishte katastrofë' thotë ajo.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse për të inspektuar terrenin, për të vlerësuar rrezikun dhe për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e zonës.

Ndërkohë në zonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse si dhe forca të policisë, për të shmagnur incidente të tjera që mund të vijnë si pasojë e rreshqitjes së tokës në këtë zonë.