Video Prekëse/ Kolegët në lot i japin lamtumirë policit të vrarë, Enea Mekolli! Ishte babai i një fëmije
Mes lotësh kolegët po i japin lamtumirën e fundit kolegut të tyre, Enea Mekolli I cili humbi jetën në operacionin për arrestimin e Violand Braçellarit dje në Lozhan të Maliqit. Edhe ish komando I dënuar për drogë dhe i shpallur në kërkim prej gati 10 vitesh mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit.
Braçellari plagosi dhe policing tjetër, Edision Adri, 36 vjeç.
Enea 34 vjeç dhe ishte babai i një fëmije.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në fshatin Blacë, ku Enea Mekolli do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe nderimit të komunitetit.
Familja refuzoi varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve.
Megjithëse statusi i ‘Dëshmorit të Atdheut’ parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga nje sëmundje e rëndë (leuçemi), gjithashtu efektiv policie.