Xhaxhai i policit të vrarë, Begajt: Keni lënë vendin në dorë të kriminelëve po na vrisni fëmijët, si e dërguat atje të pambrojtur?
Xhaxhai i policit të vrarë në operacionin për arrestimin e ish komandos Violand Braçellari ia përplasi në sy presidentit të vendit Bajram Begaj duke e bërë shtetin përgjegjës për vdekjen e nipit të tij Enea Mekolli.
“Gjeni fundin krimit. Gjeni fundin krimit se po na vriten djemtë na mbyllët derën.
Mos i lini kriminelët që nuk i vrasin dot 3 - 4 herë..
Merrni masa po na vrisni rininë.
Bëhuni të zotë të vendit se e latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Po sundojnë kriminelët në çdo cep të Shqipërisë. Nuk po donimon dot policia po donimon krimi.
Gjejani rrënjët, lidhjet dhe urdhrin që dha ai në mënyrë të atillë pa e mbrojtur personin, si e dërgon pa marrë masa mbrojtëse.
Po vriten me mijëra në krye të detyrës dhe nuk po bëhet gjë.
Homazhet po zhvillohen në qendrën e Kulturës ‘Lasgush Poradeci’, në Pogradec.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes, 4 qershor, në Lozhan të Maliqit, kur një grup efektivësh kishin shkuar të arrestonin Violand Braçellarin, ish komando në kërkim prej gati 10 vitesh pasi ishte dënuar për drogë. Braçellari ka shkëmbyer zjarr me efektivët duke vrarë me kallashnikov efektivin e Shqiponjave, Enea Mekolli, 34 vjeç dhe plagosur rëndë kolegu i tij, Edison Adri, 36 vjeç. Gjatë operacionit mbeti i plagosur dhe autori.