Sot seanca për ish-presidentin Meta/ Rrëzohet kërkesa për transmetimin live
Këtë të premte mbahet në GJKKO seanca e radhës e gjyqit në themel për ish-Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin.
Në seancë u kërkua që transmetimi të ishte live, një kërkesë kjo që është rrëzuar. Ishte gjyqtari i çështjen Erion Bani i cili ka thënë se mediat nuk do të lejohen.
Meta e Kryemadhi, do të gjykohen sipas procedurës së zakonshme për akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
“Prania e kamerës nuk parashikohet në legjislacion. Proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në spektakle apo në shoë mediatik, por duhet të jetë i qetë dhe i garantuar. Prania e kamerës ndikon në cilësinë e gjykimit dhe shqyrtimit gjyqësor. Rrëzohet kërkesa e transmetimit live. Lejimin e përfaqësuesve mediatikë. Ndalimi i çdo lloj regjistrimi. Ndërpritet regjistrimi”, thuhet në reagim.
Kujtim Cakrani: do doja të ishin kamerat këtu sepse është një kërkesë publike. Javën e kaluar bëra kërkesë për kafazin e qelqtë, ua kam bërë ambasadave më Shqipëri, KSHH por vetëm avokatit të popullit jo, sepse është kot. Ju nuk e pranuat dhe shumë mirë bëtë se GJKKO ka një praktikë që e përdor GJEDNJ vetëm kur ka interes të saj. Ky është problem i gjykatës. Dje është bërë një kërkesë nga KSHH dhe KLGJ ku bazohet në konventat europiane kërkesa për daljen nga kafazi. Ju kryetar e keni rregulluar sallën kaq bukur, dhe urime por duhet të jetë edhe drejtësia si kjo salla amerikane me të paraburgosurit. Një popull duket nga mënyra si trajton të paraburgosurit thotë një shprehje angleze. Jashtë janë 1000 veta që presin, kolegët, familjarët, miqtë apo po deshët edhe militantët që i latë jashtë te gardhi kanë të drejtë të jenë në sallë, por kaq është kapaciteti. Edhe KSHH ju ka kërkuar ta hiqni këtë kafazin këtu dje. Na kthemi përgjigje për këtë që të nisim procesin gjyqësor
Ilir Meta: Të nderuar anëtar të trupit gjykues. Ta shikoni edhe njëherë çështjen e transmetimit live. Skam dyshim që rastet që përmendët janë ashtu siç thoni ju, ashtu edhe ne kemi paraqitur bazat tona ligjore. Ju citoni mediat e pavarura, ndërsa një raport i fundit i OSBE tha se 90% e mediave janë të varura nga qeveria. Nuk shoh asnjë arsye që ky proces të mos jepet live. Ju thoni se publiku mund ta marrë informacionin dhe gazetarët e nderuar që janë këtu mund tua transmetojnë, por kem një raport që thotë se qeveria lejon përhapjen e lajmeve sipas interesave të saj dhe jep në shërbim të opinionit publik. Çështja e kafazit pavarësisht vështirësisë së komunikimit vlerësojeni vetë, mua s’më shqetëson shumë. S’është çështje për veten time, por për çdo të pandehur në republikë që s’kanë rrezikshmëri për të cenuar procesin. Kërkesën e parë e kërkoi për shkak të funksionit që kam patur, të dytën jo për shkak të funksionit që kam patur, por për çdo të pandehur, nuk kam kryer akte terroriste apo vepra të rënda.