U plagos nga ish- komandoja në kërkim, polici Edison Adri në gjendje të rëndë në reanimacion
Mbetet e pandryshuar gjendja shëndetësore e efektivit të policisë që u plagos, Edison Adri. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në nofull, ai është transferuar në repartin e reanimacionit.
Burimet për Syrin bëjnë me dije se Adri eshtë në gjendje të rëndë, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Ndërsa autori i dyshuar, Violand Braçellari, është jashtë rrezikut për jetën.
Të dy të plagosurit po marrin trajtim mjekësor dhe vijojnë të mbahen nën monitorimin e stafit shëndetësor.
Çfarë ndodhi?
Efektivi i policisë Enea Mekolli 34 vjeç ka mbetur i vrarë, ndërsa kolegu i tij Edision Adri ka mbetur i plagosur mëngjesin e 4 qershorit, gjatë një operacioni për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, ish komando, qe mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit. Operacioni u zhvillua në fshatin Lozhan të Korçës. Violand Braçellari, ish komando rezultone me precedentë penalë i dënuar për kultivim kanabisi.