EMRAT/ Aksidenti i rëndë në Delvinë, ja kush janë viktima 20 -vjeçar dhe të plagosurit

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku ka mbetur i vdekur 20-vjeçari Orest Mahmutaj dhe tre persona kanë mbetur të plagosur.

Orest Mahmutaj

 Janë përplasur dy automjete dhe si pasojë e goditjes, njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mjeti tjetër Audi ka pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë, raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Tre të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën. Sipas informacioneve të para të plagosurit janë nga Fieri, ndërsa viktima dyshohet nga Lazarati.

Viktima mësohet se është Orest Mamutaj, 20 vjeç. Në mjet, bashkë me viktimën ishte dhe i vëllai.

Të plagosur në aksidentin e janë Shyqyri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri.

Gjendja e tyre nuk është shqetësuese. Për mjekim të specializuar do të dërgohen në spitalin rajonal në Vlorë.