EMRI/ Një i plagosur me thikë në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës
Një person ka mbërritur i plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të së premte, 5 qershor në Sarandë.
Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Albert Çobani, 51 vjec, i cili fillimisht është sjellë i plagosur me thikë rreth orës 04.00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit të Sarandës.
I plagosuri ishte goditur me thikë në mushkërinë e majtë.
Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Sarandës, është nisur me autoambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Sakaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen.