Kërcënimi i Metës për qeverinë, Rama: Çdo njeri gabon, po nuk shoh potenciale aq autodestruktive

Kryeministri Edi Rama është prononcuar sot lidhur me deklaratën e Presidentit Ilir Meta gjatë fushatës se nuk do të dekretonte një qeveri që kishte prekur zgjedhjet.

Rama tha sot gjatë në bashkëbisedimi me gazetarë se "Nuk e mbaj mend se çfarë ka thënë z. Meta pasi u zgjodh, deri në orën 18.00 të asaj date. Gjithkush gabon, njerëz jemi, nuk jemi robotë...

Natyrisht që ka gabime që mund të jenë përtej kostos, por nga mënyra si do të zhvillohet kjo marrëdhënie, unë nuk shoh shqetësime.

Nuk shoh një potencial aq autodestruktiv si ai që u shfaq në fushatë," vërejti Rama.