Rrëshqitje dheu tek Currilat në Durrës/ Banorët kërkojnë ndihmë, situata paraqet rrezik për një pallat
Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Në mëngjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si dhe policia.
Një banor i lagjes nr. 1, thotë se situata paraqet rrezik për banorët, automjetet dhe ndërtesat e zonës pasi ka rrëshqitje dheu dhe gurësh.
Banorët bëjnë apel për 'ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse për të inspektuar terrenin, për të vlerësuar rrezikun dhe për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e zonës.