Meta kritikon vendimin e Australisë për të taksuar gjigantët e mediave sociale
Meta ka kritikuar propozimin e Australisë për të vendosur taksë të re në platformat e mediave sociale për përdorimin e përmbajtjes së lajmeve për financimin e organeve të medias, duke e quajtur masën "shumë të padrejtë", transmeton Anadolu.
"Pozicioni ynë është i qartë: ky ligj është i dizajnuar keq, jashtëzakonisht i padrejtë dhe do të dështojë të ofrojë një industri të larmishme dhe të qëndrueshme të lajmeve", tha Meta, kompania mëmë prej 1.6 trilionë dollarësh e Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Reagimi pasoi nxitjen e negociatave të lajmeve të propozuara nga Australia (NBI), sipas të cilit Kanberra do të vendoste një taksë për Meta, Google dhe TikTok. Të ardhurat e mbledhura nga masa "do t'u shpërndaheshin organizatave lokale të lajmeve bazuar në numrin e gazetarëve që ata punësojnë", sipas Korporatës Australiane të Transmetimeve (ABC).
Sipas propozimit të qeverisë laburiste, Metës do t'i kërkohet të bëjë marrëveshje me organizatat e medias lokale ose të përballet me taksa deri në 2.25 për qind të të ardhurave të krijuara në Australi, vendi i parë që ndalon aksesin në mediat sociale për fëmijët 16 vjeç e poshtë.
Gjiganti i teknologjisë argumentoi se legjislacioni "do ta lërë gazetarinë australiane të varur nga një regjim subvencionimi i administruar nga qeveria, ndërsa do të bëjë pak për të ndihmuar botuesit më të vegjël dhe gazetarët e pavarur".
"Pozicioni ynë është i qartë: ky ligj është i dizajnuar keq, jashtëzakonisht i padrejtë dhe nuk do të ofrojë industri të larmishme dhe të qëndrueshme të lajmeve", tha Meta në përgjigjen e saj zyrtare për Kanberrën.
Më herët në vitin 2024, Meta u tërhoq nga një marrëveshje e vitit 2021 dhe i dha fund shërbimeve të Facebook News në Australi. Meta argumentoi se NBI-ja "shkel angazhimet e Australisë dhe SHBA-së të marra në Marrëveshjen e tyre dypalëshe të Tregtisë së Lirë".
"Është taksë diskriminuese, retroaktive që synon një pjesë të vogël të kompanive të huaja ndërsa konkurrentët që ofrojnë shërbime të krahasueshme nuk përballen me asnjë detyrim ekuivalent", tha kompania duke vënë në dukje se kompanitë si Microsoft, Snapchat dhe OpenAI thuhet se janë të përjashtuara.