Hasimja: Nuk jemi te dyert e BE-së, IBAR-i kaloi me rezerva, BE vendosi detyra konkrete

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, u shpreh se raportet dhe dokumentet e lidhura me procesin e integrimit, përfshirë edhe çështjen e IBAR-it, e bëjnë të qartë se mekanizmat e mbrojtjes përmes imunitetit duhet të adresohen nga institucionet shqiptare.

Hasimja argumentoi se lista e gjatë e kushteve të vendosura tregon se, megjithëse ekziston një vullnet i qartë në Bashkimin Europian për të lehtësuar procesin e zgjerimit, Shqipëria vazhdon të përballet me pengesa që lidhen me problematikat e brendshme.

Ai theksoi se Europa ndodhet aktualisht në një moment të ri gjeopolitik dhe gjeostrategjik, ku zgjerimi i BE-së ka marrë një rëndësi të veçantë. Sipas tij, zhvillimet e fundit që lidhen me Ukrainën, Moldavinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut tregojnë qartë interesin e shtuar të Brukselit për zgjerimin.

Sipas politologut, edhe procesi i miratimit të IBAR-it u shoqërua me kushte shtesë, çka tregon se Shqipëria ka ende probleme të mëdha.

Hasimja vlerësoi se Shqipëria mbetet vendi më pro-europian dhe më pro-perëndimor në rajon, një faktor që sipas tij vlerësohet edhe nga partnerët europianë, por ai shtoi se vendi nuk ka ditur të shfrytëzojë maksimalisht avantazhet që i ka krijuar situata aktuale ndërkombëtare.

Hasimja:

Ka një çështje që është paraprake, është çështja e imunitetit.

Dhe tek raporti, edhe tek Ibari e të tjerat, bëhet e qartë... që çështja e mbrojtjes përmes imunitetit duhet të zgjidhet nga shumica, nga parlamenti shqiptar. Se parlamenti s'do i vërë emrat ndonjëherë dhe as nuk do vërë emra që të thonë që rasti ky, ai e tjerë e tjerë. Ibari kaloi, ti e pe si kaloi Ibari. Ta dhanë mesazhin shumë mirë ata.

Ta bën të qartë, të shtuan një listë me gjëra, mes të cilave ishte dhe kjo. Dhe në qoftë se Ibari do kalonte në mënyrë të lavdishme të pastër si në të gjithë vendet e tjera, ti s'do i kishe gjithë këtë shtojcën e madhe nga prapa.

Ata thanë: Ne po të kalojmë ty, por ama do duhet të na vërtetosh që të gjitha këto kushte që po të vendosim do t'i plotësosh në të ardhmen.

Fakti është tjetër gjë, po të lexosh listën e gjatë me kërkesat që ka pasur aty duket qartë që ka një vullnet në Bashkimin Europian.

Ka një vullnet fatmirësisht për ta lehtësuar procesin e integrimit. Sot po ta shikoni është bërë dhe një hap tjetër i rëndësishëm për të futur në diskutime të integrimit Ukrainën, madje dhe Moldavinë, e cila ishte larg procesit të integrimit deri në këtë moment.

Është bërë me Malin e Zi, kanë qenë gati dhe me Maqedoninë e tjerë. Domethënë, ka një situatë gjeopolitike, gjeostrategjike në të cilën Europa është e interesuar për procesin e zgjerimit...

E cila ishte larg procesit të integrimit deri në këtë moment. Është bërë me Malin e Zi, kanë qenë gati edhe me Maqedoninë e të tjera. Domethënë, ka një situatë gjeopolitike, gjeostrategjike në të cilën Europa është e interesuar për procesin e zgjerimit. Jo për procesin e zgjerimit në kuptimin siç është zgjeruar më përpara me Greqinë, për të kaluar në vende të tjera, Kroacinë, të kohërave të fundit, pastaj më vonë Rumaninë...

Shqipëria është në një moment shumë të favorshëm, ku jo realisht për meritën e saj, por për shkak të arsyeve gjeopolitike, gjeostrategjike do duhet të përfitonte dhjetëfishin. Dhjetëfishin! Dhe nuk po përfiton. Sepse çfarë ndodhi? Edhe ky proces që u bë, miratimi i IBAR e të tjera, u bë duke i shtuar disa kushte. Duke i thënë që shiko, ti je për të ngel, po unë s'po të ngel ty me kusht që ti pastaj të plotësosh të gjithë këto kushtet. Domethënë, ne në qoftë se do ishim në një situatë normale ku s'do t'i kishim këto probleme, këto kushte, do kishim ecur me procesin e integrimit shumë më lart sesa kaq.

Ne sot do ia kishim kaluar edhe Malit të Zi. Do ia kishim kaluar të gjithëve domethënë. Ishim më të favorizuarit. Sepse ke vendin më pro-europian, më pro-perëndimor sot në tërësi, në të gjithë rajonin. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe ata e kuptojnë këtë gjë, pavarësisht se jemi vend i vogël e të tjera. Domethënë, kjo situatë e bën këtë gjë, ne nuk kemi ditur të përfitojmë maksimumin. Ne kemi marrë minimumin. Nga gjithë kjo situatë gjeostrategjike në të cilën gjendemi, fatkeqësisht kemi marrë minimumin. Neve na duket si arritje e madhe, por...

Ne mund të kishim arritur të sigurohej në një situatë normale, s'do ishim duke bërë këto lloj bisedash. Do ishim duke thënë: sa mirë që e arritëm këtë gjë dhe jemi tashmë te dyert e Bashkimit Europian. Ne nuk jemi te dyert, akoma jemi larg.