U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode ne Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Megjithëse statusi i ‘Dëshmorit të Atdheut’ parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga nje sëmndje e rëndë (leuçemi), gjithashtu efektiv policie.

Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 10⁰⁰ deri 12:⁰⁰ në Pallatin e Kultures Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes Blace.