‘Largoni patericat e Ramës… Rinia po të djeg ty’/ FOTO pikante nga protesta e 5-të përpara Kryeministrisë

Edhe sot në ditën e pestë të protestës qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës me qindra pankarata janë mbajtur në duar nga protestues.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe të qeverisë së tij.

‘Largoni patericat e Ramës që duan të tërheqin zvarrë protestën’ është një prej pankartave në duart e qytetarëve, duke iu referuar krerëve të partive politike, si Agron Shehaj, Arlind Qorri dhe Adriatik Lapaj.

‘Shporreni që këtu, hiqeni qafe se ju flliqi’ është një tjetër pankartë e protestuesve.

‘O jari kur do e japësh dorëheqjen’, shkruhet në një tjetër pankartë.

‘Ti dogje rininë, rinia po të djeg ty’ është një tjetër pankartë.