‘Mbrojtja e tokës, zgjidhja e problemeve…’/ Dhjetëra qytetarë protestojnë në Sarandë

Qytetarë të Sarandës dolën mbasditen e kësaj të enjteje në qendër të qytetit për të protestuar në heshtje dhe me me pankarta të ndryshme në duar.

Ata kërkuan mbrojtjen e tokës, shfuqizimin e projekteve që favorizojnë investitorët strategjikë dhe zgjidhjen e problemeve të tyre.

Protesta zgjati më shumë se 1 orë dhe më pas protestuesit u shpërndanë.