‘Poshtë Diktatura’/ Qindra qytetarë mblidhen në Vlorë sërish për të kërkuar dorëheqjen e Ramës

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit.

Qytetarët e pranishëm kanë brohoritur në kor thirrjet “Rama ik!”.

Tubimi vjen në vazhdën e protestave të ditëve të fundit kundër dhunës së ushtruar nga policia dhe mostransparenca e qeverisë për zhvillimet në Zvërnec, të cilat janë zhvilluar si në Vlorë ashtu edhe në qytete të tjera të vendit.