‘Edi Rama Dorëhiqu’/ Qytetarët në shesh për të 5-tën ditë me radhë, kërkojnë largimin e kryeministrit
Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte për të pestën ditë radhazi përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas ngjarjeve të ndodhura në Zvërnec, ku protestuesit denoncojnë përdorimin e dhunës nga efektivët e policisë.
Pjesëmarrësit në protestë mbajtën pankarta dhe hodhën akuza ndaj qeverisë për atë që e cilësuan si represion ndaj qytetarëve që kundërshtojnë vendimmarrjet e pushtetit.
Qytetarët shprehen se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Rama dhe garantimi i së drejtës së qytetarëve për të protestuar pa u përballur me dhunë.