La Gjermaninë për Shqipërinë, mesfushori prezantohet tek ekipi i ri

Tim Civeja është zyrtarisht lojtar i Karlsruher në Bundesliga 2 për sezonin e ardhshëm.

Ish-mesfushori i Shqipërisë U-21 largohet pas tre vitesh me Sarbruken në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

Civeja u largua me kujtimin e 116 ndeshjeve te Sarbruken ku shënoi 18 gola dhe asistoi 14 të tjerë.

24-vjeçari ka luajtur vetëm në Gjermani deri tani ku edhe ka lindur. Pasi luante me Gjermaninë U-19, vendosi të kalonte te moshat kuqezi.

Ky sezon ndërkohë ishte edhe më i miri me Sarbruken. Civeja shënoi gjashtë gola dhe asistoi shtatë tjerë.

Kujtojmë se vite më parë flitej për një talent. Debutimi i tij erdhi me Augsburg në Bundesligë. Asokohe ishte 19 vjeç.