Akuza e rëndë/ FIFA do ndihmojnë Ronaldon ose Mesin në Botëror që të shpallet kampion

Diego Lugano, ish-kapiteni i Uruguait, ka sulmuar ashpër FIFA-n, e cila sipas tij ka mbështetur dukshëm yjet si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi.

Sipas tij, Portugalia këtë radhë do të kishte të njëjtin trajtim si Argjentina katër vite më parë në Katar.

Lugano, i cili luajti në Kupën e Botës të Afrikës së Jugut 2010 dhe Brazilit 2014, lëshoi deklaratat e forta në një program të “ESPN Brazil” ku u pyet për pretendentët kryesorë për të fituar Kupën e Botës.

“Portugalia, ndoshta pak më shumë sepse Cristiano Ronaldo do të ketë penallti në favor të tij, siç kishte Lionel Mesi në Katar. Nuk e kam harruar këtë për asnjë sekondë, ky është realiteti”, tha ai.

Edhe më përpara Lugano kishte lëshuar kritika të ngjashme, duke insistuar se gjyqtarët e kishin ndihmuar dukshëm Argjentinën që të shpallej kampione.

“Argjentina u ndihmua të bëhej kampione bote, sepse disa penallti iu dhanë me detyrim”, tha ai duke kujtuar se Argjentina vendosi rekord me 5 penallti në favor të saj në një edicion.