'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero
Kryetari i PD-së Sali Berisha ngriti zërin për mungesën e transparencës lidhur me projektin e Zvërnecit. Berisha tha se nuk kemi të bëjmë me mafie e vetëm mafie.
Fjala e Berishes ne foltoren e Kuvendit
Njërin prej tyre e dëgjova, të thotë tek thoshte se, unë i shkruajta një letër kryeministrit, ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe më ktheu përgjigje. Se formularët e 7501-shit nuk, mbi bazë detyre nuk ta dhanë pronën, nuk, nuk ta dhanë tokën në pronësi.
Kush e ka ndaluar atë? Mafia! Si mund të ndalohet? Si nuk mund t'i jepet toka në pronësi atij i cili, ligji ia jep? Të gjitha këto pra, ju i shumëzoni me zero. Dhe në fund, skema, ju akuzoni se i keni shumë të përbashkëta. Këta i ka futur greku, këta i ka futur rusi, këta, ky, këta, ai një të çmendura kështu apo jo? Se luftë hibride, luftë e tillë, luftë atillë. Mafie, mafie, dhe vetëm mafie jeni. Njëlloj si Beogradi. Po! Ata, ajo që ndodh në Beograd, po ndodh në Shqipëri.
Pse kjo mungesë totale transparence? O zotëri, këtu janë këto probleme pronësie. Prit, t'i zgjidh këto, pastaj...
O zotëri, edhe o shqiptar, do të investoj, por nuk do ndërtoj ndërtesë mbi një kate, dy kate apo tre kate. Sa është?
O shqiptar, kjo do jetë zonë hoteliere apo rezidenciale? Kjo do sjellë këto… asnjë gjë të tillë. Sikur e ka pronë të veten ai. Që po merr Gjipenë, po vjedh Gjipen, 220 mijë metër katror, një nga kanjonet më të bukura në botë. E nga mos revoltohen qytetarët? Kanë 100% të drejtë. Mirëkuptoj plotësisht revoltën e tyre.
Po, po. Po, po. ndaloni, ndaloni menjëherë kundramitingjet, sepse do të keni të gjithë pasojat. Ja ku e kam këtu ceremoninë e ndarjes së pallaskave të krimit, eksponentëve të krimit socialist në Vlorë.
Këtu i kam. Këtu! E keni parë atë? Mos gënjeni. Nuk, nuk po shkoni. Unë e di që, jo, jo, pse të them unë ty, më fal, më fal një minutë.
Që ti mbrapa i fut thikën atij, shko tek... shkoni në China Club në Berlin.
Edhe çfarë ju thonë muret aty? Po që këtu tek unë, këtu del ti si veçelo... bëhesh si më i flakti i tij. Atë e di mirë unë. Ulsi ta them unë ty. Se thika që i fut atij, edhe ty t'i ka futur ato thika, në fakt. Po, po.