Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në SHBA.

Sherifi i Qarkut Poweshiek, Matt Maschman deklaroi se një nga pasagjerët e kamionit vdiq, ndërsa një person i dytë u dërgua në spital me lëndime të rënda.

Ashpërsia e përplasjes shkaktoi daljen nga shinat të 17 vagonëve të trenit, duke rezultuar në dëme të mëdha në infrastrukturën hekurudhore në zonë.

Hetimet për shkaqet e sakta të përplasjes janë duke vazhduar. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë vagonët e dalë nga shinat të vendosur njëri mbi tjetrin.