Polici Edison Adri i nënshtrohet operacionit, ndërhyrje në nofull! U plagos në operacionin për arrestimin e...
Burime nga Spitali i Traumës thone se efektivi i plagosur në Maliq, Edison Adri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në nofull. Gjendja e 36 vjeçarit është stabël .
Ndërsa autori i dyshuar, Violand Braçellari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën por do të vijoje të marrë trajtim mjekësor te Trauma.
Dëmtimet janë të gjitha jetëkërcënuese, por gjatë ndërhyrjes që i është bërë në Korçë, dhe gjatë transportit pacienti ka qenë stabël, me parametrat normale. Në këtë moment nuk flitet për rrezik jete, por që është në dinamikë vlerësimi... Të gjithë parametrat janë në normë, nuk ka hemorragji në kokë, sot dhe është stabël në këtë moment, sapo u fut në sallë ku ekipi multidisiplinor po bën vlerësimin qoftë të indeve të gojës dhe të qafës, në të cilat është dëmtuar punonjësi i policisë' deklaroi Brataj në një prononcim pak orë më parë.