SPAK drejt një kërkese të dytë për arrestimin e Belinda Ballukut: Çfarë do të bëjë Rama nëse...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa burime pranë procesit bëjnë me dije se institucioni mund t’i drejtohet sërish Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për autorizimin e arrestimit të saj. Sipas informacioneve paraprake, kërkesa e re pritet të mbështetet në prova dhe dyshime të reja penale që shkojnë përtej akuzës fillestare për shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e posaçme SPAK, pritet që në një kohë të papërcaktuar saktë, mund t'i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, me një kerkesë të dytë për dhënien e autorizimit me qëllim lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut.

Ripërsëritja e kërkesës pritet të vijohet me argumentimin se gjatë hetimeve kanë dalë prova të reja më të rënda se ajo e Shkeljes së pabarazisë së tenderave.

Provat dhe akuzat këtë rradhë konsistojnë në Pastrim të produkteve penale, korrupsion pasiv dhe deri të fshehja dhe mosdeklarim i pasurisë.

Hetimi lidhet me verifikimin pasuror që SPAK, po i bën ish zv/kryeministres së vendit, Belinda Balluku. Pyetaj që lind në këtë rast është: çfarë do bëjë Edi Rama herën e dytë? A do ta dorëzojë Belinda Ballukun apo do vijojë t'i qëndrojë besnik asaj për të shpëtuar veten?