Tragjedia në Sri Lanka: Të paktën 12 të vdekur pas një zjarri në azilin e të moshuarve, arrestohet drejtori
Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një zjarr shpërtheu në një azil pleqsh në Sri Lankën perëndimore, thanë autoritetet lokale.
Zjarri shpërtheu vonë natën e së mërkurës në një azil pleqsh në qytetin Anguruwatota, duke shkaktuar panik midis banorëve dhe stafit.
Zëdhënësi i policisë Fredrik Wutler tha se gjithsej 51 të moshuar u nxorën në mënyrë të sigurt nga ndërtesa gjatë operacionit të shpëtimit.
Të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore
Pas incidentit, autoritetet policore vazhduan me arrestimin e drejtorit të azilit të pleqve, i cili po hetohet për vrasje të mundshme nga pakujdesia.
Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat në të cilat shpërtheu zjarri, si dhe nëse masat e përcaktuara të sigurisë nga zjarri janë respektuar në objekt.
Hetimi është në kulmin e tij, ndërsa shërbimet kompetente po mbledhin prova për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë.