Vrau 1 polic e plagosi 1 tjetër/ Vetëm 6 efektivë të Shqiponjave në operacion për arrestimin e ish ushtarakut që i shpëtoi 4 herë RENEA-s

Syri mëson detaje të reja lidhur me operacionin për arrestimin e ish ushtarakut i dënuar për drogë dhe që prej vitesh dukej se fshihej në një stan në mal në fshatin Bode në Lozhan të Maliqit, dhe ku mbeti i vrarë një polic 34 vjeçar dhe një tjetër 36 vjeçar u plagos rëndë.

Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA, polici e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e tij dhe kanë dërguar një numër të vogël efektivësh në operacionin për arrestimin e tij. 

Burime bëjnë me dije se kanë qenë vetëm 6 policë të Shqiponjave për të arrestuar 43 vjeçarin ish ushtarak profesonist, mes tyre dhe Enea Mekolli i cili i vra dhe Edison Adri i cili u plagos, informon gazetarja e Syrit, Sidorela Xhomaqi.

Operacioni

Autori është parë dje në fshat duke bërë xhiro, policia kishte marrë informacion dhe sot në mëngjes kishte organizuar operacionin përt kapjen e tij pasi kishte marrë informacion që nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Polici që humbi jetën në krye të detyrës është Enea Mekolli, 34 vjeç ndërsa kolegu tjetër i tij i plagosur në këtë operacion, Edison Adri, 36 vjeç. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur dhe vetë 43 vjeçari.