Berisha: Rama i trembet interpelancave si djalli temjanit...
Në një prononcimi jashtë sallës së Kuvendit Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se, “Rama i trembet interpelancave si djalli temjanit, një parlament pa interpelanca nuk është më parlament”.
Berisha: Njëlloj si djalli nga temjani, nuk pranon në mënyrë absolute të paraqitet në asnjë interpelancë sepse është i zhytur kokë e këmbë në çdo aferë, në çdo çështje dhe qëndron mbi Kushtetutën në kundërshtimin më të hapur të Kushtetutës.
Neni 80 i librit themelor të shtetit parashikon, detyron kryeministrin dhe ministrat që kur të thirren në interpelancë në parlament të përgjigjen brenda 3 javëve.
Neni 80 i Kushtetutës nuk jep asnjë mundësi zëvendësimi apo delegimi të interpelancës.
Mirëpo siç e dini ju, kjo është një kohë jashtëzakonisht e ngarkuar ku skandalet rrokullisin njëri-tjetrin dhe ai nuk ia mban, që kur është gjetur në vorbullën e dosjes Balluku, ai nuk ka shkelur më në parlament përveç ditës kur votoi për mbrojtjen e Ballukut me imunitetit.
Dhe kjo e çon parlamentin drejt një finishi të turpshëm.
Parlamenti që nuk mund të thërrasë në interpelancë kryeministrin nuk është më parlament.
Ndaj e dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim, ku sot ai duhej të ishte duke dhënë shpjegime atyre dhjetëra mijëra qytetarëve të cilët bashkohen në një emërues të përbashkët, në kërkesën për transparencë.
Transparenca është një detyrim absolut i qeverisë ndaj qytetarëve, dhe jo vetëm i qeverisë, por i çdo individi, i çdo institucioni.
Dhe ky mendon se duke u fshehur, duke u larguar, duke ikur do i kapërcejë problemet.