Vrau 1 polic e plagosi 1 tjetër/ Asnjë pendesë nga Vilson Braçellari! Një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Gazetarja e Syri Tv, Sidorela Xhomaqi informon se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçellari ka treguar gjakftohtësi të plotë.

Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat qe e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk renkonte. Po ashtu, ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.

Para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.

Ish ushtaraku Violand Braçellari i dënuar për drogë, mëngjesin e sotëm vrau efektivin e policisë së Korçës, Enea Mekolli 34 vjeç, e plagosi Edison Adrin, 36 vjeç.

Stani ku jetonte Braçellari ishte në një terren të vështirë, duhej të ecësh 40 minuta në këmbë.

Ndërkohë mjekët kanë bërë me dije se autori është në gjendje stabël.