Vrasja e policit në Maliq e plagosja e kolegut të tij/ Bardhi: I tronditur, autori të marrë dënimin maksimal
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku një efektiv i Shqiponjave mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, në një operacion për kapjen e një personi në kërkim në Lozhan të Maliqit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është i tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMEMTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
I tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij. Dënoj me forcë aktin dhe besoj plotësisht që autori do të marrë dënimin maksimal dhe të merituar.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve të punonjësit të Policisë të rënë në krye të detyrës dhe uroj me zemër shërim sa më të shpejtë për kolegun e tij të plagosur.