Ngjarja në Maliq/ Momenti kur autori i vrasjes së policit dhe plagosjes së një tjetri sillet në spital
Syri siguron pamjet kur Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të policisë së Korçës Enea Mekolli 34 vjeç, e plagosjen e Edison Adrit.36 vjeç mbërrin në spitalin e Korçës.
Ai mbeti i plagosur pasi shkëmbeu zjarr me policinë e cila kishte shkuar për ta arrestuar në stan në një zonë të thellë malore në Lozhan të Maliqit ku ai qëndronte i fshehur.
Ish ushtaraku ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërkohë efektivi i Shqiponjave të Korçës, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur i fillim është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mjekët po e bëjnë gati që ta transportojnë atë me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.