Dosja ‘Balluku’/ Igli Tare paraqitet në SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare është paraqitur që prej orës 08:30 në Prokurorinë e Posaçme.
Thirrja e tij është bërë si person në dijeni nga prokurori Dritan Prençi.
Pas rreth një ore është kërkuar edhe prania e avokatit të tij.
Burime bëjnë me dije se pyetja e tij po bëhet në kuadër të hetimeve që po kryhen për dosjen “Balluku”.
Lexo edhe: Plug/ Igli Tare nga fusha e futbollit, biznesmen ndërtimi e energjie me firmë të Belinda Ballukut