FOTO/ Humbën jetën në Shëngjin, dalin fotot e dy viktimave nga Kosova
Këto janë dy të rinj nga Kosova, Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku, që humbën jetën tragjikisht ditën e mërkurë në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Viktimat, përkatësisht 21 dhe 22 vjeç, kishin hyrë në det për t’u larë së bashku me tre bashkëmoshatarë të tjerë, kur u përballën me një rrymë të fortë detare që i mori përpara. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku nuk arritën të mbijetonin, ndërsa tre të rinjtë e tjerë mbetën të lënduar.
Leonit Aliu ishte i njohur edhe në botën e futbollit, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e klubit KF Fushë Kosova. Ndërkohë, Jetmir Binaku ishte nga fshati Gllobar i Drenasit, në Kosovë.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë opinionin publik, duke lënë pas dhimbje të madhe në të dyja anët e kufirit.
Leonit Aliu
Jetmir Binaku