DETAJE/ Ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Vlorës, Ish ushtaraku vrau policin e Shqiponjave, plagosi një tjetër

Personi që ka qëlluar drejt punonjësve të Policisë së Shtetit në Korçë ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Vlorës. Syri mëson se ai është identifikuar si Violand Braçellari. Punonjësi i policisë që ka humbur jetën quhet Enea Mekolli dhe punonjësi i policisë që është plagosur quhet Edison Adri.

Gazetari Elton Qyno i Syrit, ka mësuar se ai fshihej në zonën e thellë malore të Lozhanit të Maliqit, për tju shmangur kërkimit policor.  Por mbrëmjen e djeshme është pikasur vendndodhja e tij, ndaj një grup i policisë së Korçës kanë shkuar për ta arrestuar.

Operacioni

Ndërhyrja është bërë në mëngjesin e sotëm në banesën e personit të shpallur në kërkim nga prokuroria e Vlorës. Ai ka reaguar me armë automatike, duke qëlluar mbi dy policë, ku njërin e ka lënë të vdekur në vend, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

Edhe autori dyshohet se ka mbetur i plagosur. Besohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy paleve...

Ish ushtaraku ishte shpallur në kërkim për drogë.