DETAJET/ Vrasja e policit të Shqiponjave dhe plagosja e kolegut të tij, arrestohet ish ushtaraku (EMRAT)

Detaje të reja kanë ndalë nga ngjarja e rëndë në Lozhan të Maliqit, ku një punonjës policie humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një autori në kërkim, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Burime për gazetarin e Syri, Enton Qyno bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje të rëndë është Violand Bracellari i datelindjes 1983.

Sipas informacioneve nga terreni për gazetaren e Syri, Sidorela Xhomaqi,  punonjësi i policisë që ka humbur jetën, efekti i Shqiponjave, quhet Enea Mekolli dhe punonjësi i policisë që është plagosur quhet Edison Adri.

Efektivët e Shqiponjave u qëlluan nga autori në kërkim gjatë operacionit për kapjen e tij.

Efektivi i plagosur po merr ndihmën në spitalin e Korçës, ku dyshohet se ka marrë një plumb por nuk dihet ende gjendja.

Efektivi i plagosur pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.

Sakaq hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë.