Konflikti/ DASH: Izraeli e Libani bien dakord për marrëveshje armëpushimi
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi, me kusht që grupi Hezbollah të ndalojë sulmet ndaj territorit izraelit. Njoftimi për arritjen e kësaj marrëveshjeje u bë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
Sipas informacioneve të para, armëpushimi synon të ulë tensionet në kufirin mes dy vendeve dhe të krijojë kushtet për vazhdimin e dialogut diplomatik. Marrëveshja parashikon ndërprerjen e veprimeve ushtarake, ndërsa zbatimi i saj lidhet me ndalimin e sulmeve nga ana e Hezbollahut.
Burime diplomatike bëjnë me dije se përfaqësues të Izraelit dhe Libanit do të zhvillojnë një tjetër takim më 22 qershor, ku pritet të diskutohen hapat e mëtejshëm për ruajtjen e armëpushimit dhe stabilitetit në rajon.