'Çohuni nga kafja', protestuesit thirrje të rinjve për t'u bashkuar protestave
Protesta në mbrojtje të Zvërnecit vijon edhe sot për të katërtën ditë radhazi, pas dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve në protestën e parë në Zvërnec.
Aktivistë dhe qytetarë të shumtë kanë marshuar drejt qendrës së Tiranës, pranë Operës, duke brohoritur dhe duke i bërë thirrje të rinjve: “Çohuni nga kafja”. Thirrje kjo, e cila u prit me brohorima dhe duartrokitje të forta nga protestuesit.
Parashikohet që lëvizja të përhapet më tej, duke mbërritur në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në disa vende të diasporës.