Protestuesit marshim pranë selisë së PS, thirrje ndaj policisë: Hiqni kapelet...hiqni kapelet
Protestat e nisura pas dhunës policore të ushtruar në Zvërnec kanë vijuar për të katërtën ditë radhazi. Gjatë tubimit, protestues dhe aktivistë mbajtën fjalime, ku shprehën kundërshtimin e tyre.
Ndërkohë, në këto momente, protestuesit kanë kaluar pranë selisë së Partisë Socialiste, ku janë përballur edhe aty me një kordon policor.
Gjatë marshimit janë dëgjuar brohoritje të shumta nga pjesëmarrësit, të cilët në kor kanë thirrur: “Hiqni kapelet, hiqni kapelet”, duke iu drejtuar efektivëve të policisë të pranishëm në zonë.